“Marash Petrol” – 20 vjet në kërkim të drejtësisë
“Marash Petrol” ishte pompa e parë private e derivateve në Kosovë, e cila ishte hapur në vitin 1991, në Gjakovë.
Ajo ishte hapur nga gjashtë vëllezërit Balaj, por disa vjet pas hapjes, në vitin 1999, në mesin e shumë shtëpive e ndërtesave që u rrënuan gjatë luftës, ishte edhe “Marash Petrol”, e cila fillimisht ishte uzurpuar nga forcat serbe, që më pas e dogjën, ndërsa ky biznes privat ishte edhe cak i sulmeve të NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve, si përpjekje për të shkatërruar forcat serbe.
Sikur kjo të mos mjaftonte, prona ishte mbushur me bomba kashtore, duke e lënë kështu për vite të tëra peng biznesin privat të familjes Balaj.
Familja për vite me radhë edhe pas luftës nuk arritën ta shfrytëzonin pronën e tyre, pasi pastrimi i saj nga bombat nuk u bë, pavarësisht kërkesave të shumta nga pronarët tek autoritetet vendore e ndërkombëtare.
Historia e pompës së parë të derivateve është trajtuar në dokumentarin “Marash Petrol – Histori e Vërtetë 1979 – 2022” të cilin mund ta ndiqni më poshtë. /Zëri