Lulzim Rafuna zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
Aktuale
July 14, 2022 - 12:45
Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ruzhdi Kurtishaj, i cili ishte po ashtu në garë me Rafunën, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në detyrën e re, transmeton Zeri.info.
“Dua të falënderoj të gjithë delegatët, ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e OEK-ut. Urime Kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna. Suksese organeve të reja të Odës Ekonomike të Kosovës!”, shkroi Kurtishaj.
Rafuna për një kohë ka qenë drejtor i Doganës së Kosovës. /Zëri