Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK

Aktuale July 05, 2022 - 15:26

Në dy javët e fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve me COVID-19

Si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive, nga 110 sa ishin më 20 qershor, në 1244 më 5 korrik.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rritja e rasteve të reja me COVID-19 ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19.

MSH-ja ka bërë të ditur se aktualisht 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet. /Zëri