Belgjika do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Belgjika do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Aktuale July 05, 2022 - 09:37

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, po vazhdon vizitën në Bruksel, ku sot ka takuar zëvendëskryeministren e ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter.

Sveçla e falënderoi De Sutterin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe e njoftoi, siç ka tha, “për të arriturat e Qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe të korrupsionit”.

“Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit, si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike”, shkroi Sveçla.

Po ashtu thuhet se De Sutteri shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Gjatë këtij takimi miqësor u dakorduam për nevojën e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkroi Sveçla./ Zëri