Nagavci: Edukimi parafillor bëhet obligativ
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u votua Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.
Ky projektligj do t’u ofrojë fëmijëve edukim në të gjitha format që nga lindja e deri në moshën gjashtë vjeçare, shkruan Zeri.info.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se miratimi i këtij projektligji është një hap drejt zhvillimit të arsimit.
“Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të neserme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, shkroi ajo.
Nagavci më tej dha detaje të tjera përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thuhej “Përmes këtij projektligji do të rregullojmë për më të vegjlit tanë, ofrimin e edukimit në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën 6 vjeçare.
Ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:
ëKoordinim ndërsektorial
ëEdukim në familje
ëUshqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore
ëSigurim e rregullim të materialit didaktik
ëMonitorim të punës edukative
ëAftësim i dadove
ëNga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar”. /Zëri