Rama: Turqit e grekët zihen për kafen, po më mirë mos ta provoni

Rama: Turqit e grekët zihen për kafen, po më mirë mos ta provoni

Aktuale June 25, 2022 - 16:37

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në Forumin Europian “Wachau” për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, duke përshkruar luftën për identitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në Ballkan ne kemi gjithnjë në mendje se jemi më të vjetrit. Ne, shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmunëve në Evolucionin e Darvinit. Por, po të pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, lëre pastaj grekët, të cilët edhe mund të pretendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve”, tha Rama.

“Le të shkojmë tek turqit. Ata mund të nisin një zënkë të madhe, edhe për kafen, nëse është kafe turke apo kafe greke. Një kafe mjaft e fortë që më mirë mos ta provoni”.