AKP-ja nxjerrë në shitje toka e ndërtesa atraktive në shumë qytete të Kosovës

AKP-ja nxjerrë në shitje toka e ndërtesa atraktive në shumë qytete të Kosovës

Aktuale June 25, 2022 - 15:37

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e 56 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim përmes të cilës ka nxjerrë në shitje 19 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës 2 dy asete; në rajonin e Pejës 6 asete; në rajonin e Mitrovicës 2 asete; dhe në rajonin e Prizrenit 9 asete.

Të gjitha këto 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

AKP përmes kësaj vale ka nxjerrë në shitje lokale afariste dhe shitore në Prizren dhe Dragash, në Lipjan, në Mitrovicë dhe Gllogoc, pastaj toka disa hektarësh ofrohen për shitje në komunë të Klinës dhe Istogut.

Shpallja publike për këto asete është e hapur që nga data 24 qershor 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 13 korrik 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. /Zëri