Temperatura deri në 41 gradë, i nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë

Temperatura deri në 41 gradë, i nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë

Aktuale June 25, 2022 - 10:59

Masat ajrore me origjinë Afrikane edhe sot do të jenë prezent në vend, ku do të ketë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14 gradë Celsius deri në 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /tch