Rama tregon se si u rikthye “Sunny Hill” në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se si është rikthyer festivali “Sunny Hill” në kryeqytet.
Ai tha se ka qenë bashkëpunimi mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe festivalit “Sunny Hill” që ka mundësuar rikthimin e festivalit në kryeqytet.
“Ka qenë një bashkëpunim mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe ‘Sunny Hill’. Së bashku kemi vendosur që duhet që Prishtina ta ketë Sunny Hill festivalin edhe këtë vit”, tha Rama.
Tutje, ai tha se nuk është dashur që të vonohen për lëshimin e lejeve për mbajtjen e këtij festivali.
“Ka pasë për fat të keq gjana që unë gjithmonë them që ne duhet të punojmë përtej këtyre partive politike për të mirën e kryeqytetit. Kjo ka qenë që mos me pasë nevojë të vonohen gjanat për përfitime të vogla, po duhet të mendojmë për gjana madhore, për një periudhë më të gjatë”. /klankosova