Nis pagesa e 100 eurove për studentët

Nis pagesa e 100 eurove për studentët

Aktuale June 24, 2022 - 17:03

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa prej 100 euro për studentët.

Sipas tij, grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.

Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.

Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur.