Musliu-Shoshi: Kosova humbi shansin e saj ideal për liberalizimin e vizave

Musliu-Shoshi: Kosova humbi shansin e saj ideal për liberalizimin e vizave

Aktuale June 24, 2022 - 16:30

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ka thënë se Kosova e humbi shansin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveri duhet të dijë të loboj, të ketë strategji e plan në rrugën drejt integrimit evropian, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Imagjinoni, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës.

Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit.

Përderisa e presim trenin e radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të loboj, të ketë strategji e plan, të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian.