Lajçak: Samiti i BE-së gjeneron zhgënjim në Ballkanin Perëndimor

Lajçak: Samiti i BE-së gjeneron zhgënjim në Ballkanin Perëndimor

Aktuale June 24, 2022 - 14:42

Dje u mbajt Samiti i BE-së në Bruksel, por ai u cilësua si zhgënjyes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një gjë të tillë e tha edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai tha se një situatë e tillë gjeneron zhgënjim të thellë në rajon, raporton Zeri.info.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, shkroi ai në Twitter. /Zëri