Pamje të çiftit nga Kosova në Itali, që dyshohen se planifikuan sulm terrorist [video]

Pamje të çiftit nga Kosova në Itali, që dyshohen se planifikuan sulm terrorist [video]

Aktuale June 24, 2022 - 14:13

Një çift me origjinë nga Kosova janë arrestuar në Itali, më saktësisht në qytetin e Trentos, nën dyshimin se kanë përgatitur sulm terrorist në emër të grupit xhihadist të “Shtetit Islamik”.

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre.

Siç raportohet nga mediat italiane, çifti me nënshtetësi italiane, por me prejardhje nga Kosova, janë rreth moshës 20-vjeçare, transmeton klankosova.

Teksa, siç thuhet në mediat italiane, sulmi me shumë mundësi do të ndodhte në qytetin e Trentos, derisa çifti siç po raportohet do të largohej më pas drejt Afrikës.