PSD-ja me aksion para Prokurorisë: E kapur
Foto: Laura Hasani

PSD-ja me aksion para Prokurorisë: E kapur

Aktuale June 24, 2022 - 13:26

Partia Sociademokrate (PSD), përmes një aksioni simbolik, ka akuzuar Prokurorinë e Shtetit si një organ të kapur, raporton Zeri.info

Përmes këtij askioni, PSD-ja po akuzon Vetëvendosjen për miratimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Anëtari i kësaj partie, Dren Kukaj, tha se pushteti po synon që të kapë organet e drejtësisë.

“Kemi ardhur sot që të denoncojmë ndryshimet legjislative që kanë ngjarë dje në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në leximin e dytë në raport me ndryshimet legjislative në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në këto ndryshime vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme, zgjedhja e kryeprokurorit, kryeprokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët joprokurorë në këtë këshill”, tha ai ndër të tjera. /Zëri

Image
Image