Deklarata e Ramës në Bruksel, Berisha: U rreshtua me Vuçiqin dhe Putinin

Deklarata e Ramës në Bruksel, Berisha: U rreshtua me Vuçiqin dhe Putinin

Aktuale June 24, 2022 - 12:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se qëndrimi dhe deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Bruksel dëshmoi se ai është i rreshtuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë rus Vladimir Putin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se nuk kishte arsye që Rama të dilte në konferencë me Vuçiqin pas Samitit të BE-së, pasi Serbia i ka hapur negociatat.

“Në Bruksel, ai faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiq. Me qendrimet dhe deklaratat e tij, Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit ose Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, përveç faktit që duhet të dëshmonte se midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë ka bërë zgjedhjen e tij. Me daljen në atë konferencë, Edi Rama faktoi se në cilën anën ishte i rreshtuar”, theksoi kryedemokrati, shkruan euronews.

Sipas tij, vendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë në një pozicion tjetër përveçse në anën e Bashkimit Europian.Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha ditën e djeshme në Bruksel, se Bullgaria po mban peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në lidhje me mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një njoftimi, ministria shprehet se Bullgaria ka mbështetur identitetin evropian të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit dhe e konsideron fyese deklaratën e Ramës, për të cilën thotë se është e përsëritur.