Rama reagon ndaj Bullgarisë: Hiqni veton, ose më duroni

Rama reagon ndaj Bullgarisë: Hiqni veton, ose më duroni

Aktuale June 24, 2022 - 11:12

Pas bllokadës së shkaktuar nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ngecur në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo bëri që kryeministri Edi Rama t’u drejtohet disa gazetarëve bullgar me fjalët “ju jeni turp”.

Kësaj deklarate iu përgjigj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë, e cila i tha Ramës se duhet të ketë kujdes me gjuhën, shkruan Zeri.info.

I shpejtë ka qenë reagimi i kryeministrit Rama ndaj kësaj deklarate të MPJ-së së Bullgarisë.

Rama tha se ka problem me Bullgarinë, sepse po përdor procesin e zgjerimit si mjet për penguar anëtarësimin e Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën sesi Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet dypalëshe duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të marrë peng dy vende të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton, ose më duroni!”, shkroi Rama në Twitter. /Zëri