Dita e dytë e Samitit të BE-së, diskutime për ekonominë evropiane
Këtë të premte udhëheqësit evropianë janë mbledhur për ditën e dytë të Samitit, ku do të disktuohet për ekonominë, pasi morën vendimin historik një ditë më parë për t’ua dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.
Rritja e kostos së jetesës, rritja e inflacionit dhe siguria ushqimore janë në krye të agjendës për liderët e BE-së, të cilëve do t’u bashkohen në diskutimin e tyre presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe shefi i Eurogrupit, Pascal Donohoe.
Kriza energjetike, ndonëse nuk është formalisht në agjendë, do të diskutohet gjithashtu.
Pas takimeve të djeshme në Bruksel, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri RMV-së bDimitar Kovaçevski u shprehën të zhgënjyer.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka tetë vjet që pret t’i hapen zyrtarisht negociatat, shkruan Euronews.
Ndërsa Kovaçevksi u shpreh se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të trajtohen me më shumë respekt.
Në të njëjtën linjë është edhe Aleksandar Vuçiq, i cili shprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe RMV-në, negociatat me të cilat, siç tha, duhet të ishin çelur me kohë.