23 shqiptarë ekstradohen nga Britania e Madhe
Aktuale
June 24, 2022 - 10:29
Nis zbatimi i marrëveshjes me Britaninë e Madhe për dëbimin e shqiptarëve në probleme me ligjin.
Të enjten janë ekstraduar drejt Shqipërisë 23 shqiptarë, të përshirë në trafik drogë, rrëmbime dhe pedofili.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë qenë pjesë e bandave të krimit të organizuar dhe në total janë dënuar me më shumë se 72 vjet burg.
Muajin e kaluar, 190 të huaj, shkelës të ligjit, u larguan nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet fluturimeve, raporton euronews.al
Midis tyre kishte kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme: dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasjeje dhe 14 për dhunë.