Sot në Prishtinë marshohet kundër mosliberalizimit të vizave
Aktuale
June 24, 2022 - 10:06
Dje u mbajt Samiti i BE-së në Bruksel, por edhe këtë herë nuk pati ndonjë rezultat sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kjo nxiti reagime të shumta, kurse analisti politik Gazmir Raci ka bërë të ditur se sot do të marshojnë në sheshin e Prishtinës, me fillim nga orën 12:00.
“Marshojmë për Liri të Lëvizjes” është slogani i këtij marshi, që do të bëhet me biçikleta.
Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte pjesmarrëse në këtë samit, zhvilloi takime të shumta me liderë evropianë, ku tha se ka marrë mbështetje sa i përket liberalizimit të vizave. /Zëri