Ambasada e SHBA-së në Kosovë mirëpret donacionin me vaksina anti-COVID për fëmijët
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje ia dhuruan Kosovës 4800 doza të vaksinës anti-COVID për fëmijët 5 deri 11 vjeç.
Lidhur me këtë donacion ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila ka thënë se me rritjen e shkallës së infeksionit për shkak të varianteve të reja, ky donacion është më se i mirëpritur, raporton Zeri.info.
“Me rritjen e shkallës së infeksionit për shkak të varianteve të reja, ky donacion do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve kosovarë të moshës 5-11 vjeç. Vaksinat mbeten mbrojtja më e fortë në botë kundër COVID-19”, thuhet në një postim në Twitter. /Zëri
With infection rates rising due to new variants, this donation will help protect Kosovan children ages 5-11. Vaccines remain the world’s strongest defense against COVID-19. #VaxUp https://t.co/zZX0ZTVTAj
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 24, 2022