168 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Aktuale
June 24, 2022 - 08:03
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë është 168.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, kurse në 24 orët e fundit të raportuara janë shëruar 15 persona, raporton Zeri.info.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Zëri