Publikohen konkluzionet e KE-së, s’përmendet askund liberalizimi i vizave për Kosovën

Publikohen konkluzionet e KE-së, s’përmendet askund liberalizimi i vizave për Kosovën

Aktuale June 23, 2022 - 23:34

Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, Barend Leyts ka publikuar konkluzionet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor.

Ajo çka vihet re është se askund në konkluzion nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovës, raporton Zeri.info.

Aty theksohet normalizimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjithashtu në këto konluzione thuhet se edhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë rreth çështjeve të fundit të mbetura në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të mund të hapen pa vonesë. /Zëri

\