Arrestohet Zafir Berisha, sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

Arrestohet Zafir Berisha, sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

Aktuale June 08, 2022 - 17:45

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha, është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.

Kjo për shkak se Berisha i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se Berisha i ka sulmuar policët pasi atij ia kishin shqiptuar një gjobë në trafik.

“Policia ka qenë duke u marrë me disa kundërvajtës në trafik dhe personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht” – tha Gashi.

“Ai është shoqëruar në stacionin policor, ku po intervistohet. Në vazhdim do ta shohim se çka do të vendos prokurori i shtetit” – theksoi ai.

Zafir Berisha, përpos pozitën e deputetit e ka mbajtur edhe pozitën e zëvendësministrit të Brendshëm, në Qeverinë Hoti.

Aktualisht ai është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren.