Çun Lajçi kujton takimin e fundit me ish-presidentin Nishani, kur e vizitoi bashkë me Remzi Ejupin e Leonora Jakupin

Çun Lajçi kujton takimin e fundit me ish-presidentin Nishani, kur e vizitoi bashkë me Remzi Ejupin e Leonora Jakupin

Aktuale May 29, 2022 - 23:54

Aktori Çun Lajçi, ka kujtuar takimin e fundit me ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin i cili vdiq këtë të shtune.

Lajçi i ka dhënë lamtumiren ish-presidentit Nishani, duke kujtuar takimin e fundit që kishte me të, bashkë me pronarin e kompanisë Eurokoha, Remzi Ejupin dhe këngëtaren e njohur Leonora Jakupi.

"Ishte e para, e paska qenë nata e fundit, ajo, kur i prite bujarisht tre, nga ata artistët, që lan namin me nji grusht dhé, në vitin e luftës 98-99! Mua me falenderove për “Plisin e dheun” e Leonorën për kangën e dhimbjes “A vritet pafajsia”! Remziun e përgzove për organizimin e 110 koncerteve, Homazh për Kosovën!", ka shkruar Lajçi.

Shkrimi i plotë:

President

Atë natë, t’tham natën e mirë, por sonte po m’duhet me t’thanë ate që vetëm njiherë thuhet:

Lamtumirë President Nishani!

Ishte e para, e paska qenë nata e fundit, ajo, kur i prite bujarisht tre, nga ata artistët, që lan namin me nji grusht dhé, në vitin e luftës 98-99!

Mua me falenderove për “Plisin e dheun” e Leonorën për kangën e dhimbjes “A vritet pafajsia”!

Remziun e përgzove për organizimin e 110 koncerteve, Homazh për Kosovën!

Ah!

Kuj ti them tani faleminderit për titullin që m’dhe “Mjeshtër i madh” e si me t’thanë:

Lamtumirë President Nishani, kur zemra s’po ma thotë!

Pusho i qetë dhe die se kurrë s’do t’harrohesh, edhe pse shqiptarët, mjerisht, harresën e kan rrugën e parë!

Image