Ambasada e SHBA-së në Tiranë shpreh ngushëllime për vdekjen e Nishanit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në mesazhin e tyre thuhet se kontributi i tij në sferën politike do të mbahet mend gjatë.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta.Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, kanë shkruar në Twitter. /Zëri
(2/2) Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 28, 2022