Edhe Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

Edhe Meta fton shqiptarët ta votojnë Shaip Kamberin

Aktuale May 26, 2022 - 20:52

Nesër do të përseriten zgjedhjet në vendvotimin 6 në Bujanoc, gjë që ka shtuar gjasat që Shaip Kamberi të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar shqiptarët atje që ta votojnë Kamberin si dhe “"Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”.

“Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës", për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.

Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.

Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe "Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar Meta në Facebook. /Zëri