Kurti për Kamberin: Vota për të është detyrë patriotike

Kurti për Kamberin: Vota për të është detyrë patriotike

Aktuale May 26, 2022 - 20:43

Për shkak të parregullsive në zgjedhjet e fundit në Serbi, është marrë vendimi që të përsëriten ato në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc.

Përseritja e zgjedhjeve në këtë qendër ka rritur gjasat që Shaip Kamberi të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që shqiptarët ta mbështesin Kamberin, duke thënë se në këtë mënyrë i jepet goditje Serbisë.

“Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Bujanoc.Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se vota për Kamberin është detyrë patriotike e secilit shqiptar.

“Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi.

Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”, ka shkruar tutje Kurti. /Zëri