Gjykata obligon dy të pandehurit që mos t’i afrohen të dëmtuarit

Gjykata obligon dy të pandehurit që mos t’i afrohen të dëmtuarit

Aktuale May 26, 2022 - 16:06

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Kanosje.

Sipas njoftimit thuhet se të pandehurve u është ndaluar që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A.Am raporton Zeri.info.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M dhe A.S e ka refuzuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e ndalimit për të ju afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç, e cila masë do ti llogaritet prej datës 24.05.2022 deri me datë 24.06.2022. Të pandehurit B.M dhe A.S obligohen që në largësi prej 500 metrash të mos i afrohen të dëmtuarit A. A”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata tutje thotë se mund ta caktojë masën më të rëndë – paraburgimin nëse të pandehurit në fjalë nuk e respektojnë masën e shqiptuar në aktvendim.

“Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri