20 komuna përfitojnë rreth një milion euro për projekte infrastrukturore nga MAPL-ja

20 komuna përfitojnë rreth një milion euro për projekte infrastrukturore nga MAPL-ja

Aktuale May 26, 2022 - 12:10

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me 20 komunat përfituese në kuadër të Programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në komunat e Kosovës.

Bëhet e ditur se MAPL-ja do të mbështetë 28 projekte në 20 komuna, në vlerë prej një milion eurove, transmeton Zeri.info.

Komunat përfituese nga Programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

“MAPL-ja do të vazhdojë të mbështetë komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen, me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin nga MAPL-ja. /Zëri