Sot protestohet për Trustin, nga organizatorët paralajmërohet dalje masive

Sot protestohet për Trustin, nga organizatorët paralajmërohet dalje masive

Aktuale May 26, 2022 - 07:57

Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit Pensional.

Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.

Ata kanë paralajmëruar protestë masive.

Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të serishme të kursimeve nga Trusti s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.

Iniciativa u përkrah nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosja.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00.