Shembet ura e fshatit Dobërdol të Podujevës [foto]

Shembet ura e fshatit Dobërdol të Podujevës [foto]

Aktuale May 25, 2022 - 18:56

Është shembur ura në fshatin Dobërdol në komunën e Podujevës, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve të këtij fshati.

Kanë qenë vet banorët që kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale për shembjen e kësaj ure e cila gjendet në lagjen e Selmanajve, ndërsa fajtorë kanë bërë shoferët e disa mjeteve të rënda që kanë kaluar në këtë urë, transmeton Zeri.info.

“Ura në lagjen e Selmanajve është shembur, do të thotë ura në këtë lagje më nuk është funksionale! Është papërgjegjësi totale e personave që kanë ngarë këto mjete pune në një urë të vjetër e me fortësi të vogël të kalojnë me gjithë këto pesha të rënda. Kush e vuan gjithë këtë situatë, padyshim që banorët e lagjes dhe në veçanti fëmijët që sot nuk e dimë se si do të shkojnë në shkollë! Turp dhe papërgjegjësi!”, thuhet në një postim në faqen e fshatit Dobërdol në Facebook.

Ata kanë bërë thirrje organeve kompetente të merren me rastin. /Zëri

Image

Image