Panairi ndërkombëtar “Back to Travel 2022” hap sezonin e ri turistik, pjesëmarrëse edhe Eurokoha

Panairi ndërkombëtar “Back to Travel 2022” hap sezonin e ri turistik, pjesëmarrëse edhe Eurokoha

Aktuale May 25, 2022 - 18:25

Kompania Eurokoha nga Kosova, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “Back to Travel 2022”, i cili ka shënuar edhe zyrtarisht hapjen e sezonit të ri turistik veror.

Pronari i kompanisë “Eurokoha”dhe "Kosova Airlines", Remzi Ejupi ka qenë i ftuar në këtë panair i cili është mbajtur në në Bingen am Rhein të Gjermanisë, e ku ka mbledhur drejtues të kompanive të njohura turistike nga e gjithë bota, por edhe afaristë të shumë nga fusha e turizmit.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ejupi ka njoftuar se gjatë këtij panairi ka takuar ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Ersoy i cili e ka falenderuar për bashkëpunimin, ndërsa ka premtuar një vizitë të shpejt në Shqipëri dhe Kosovë.

“I nderuar me pjesëmarrjen në panairin ndërkombëtar për sezonin e ri turistik. Gjatë diskutimeve në panairin “Back to Travel 2022” i cili nisi më 20 maj në Bingen am Rhein të Gjermanisë, pata kënaqësinë të takojë ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy i cili u shpreh falënderues që shqiptarët vazhdimisht zgjedhin rivierën turke për pushime. Ai premtoi edhe një vizitë së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri si ri konfirmim i miqësisë mes popujve tanë”, ka shkruar Ejupi.

Image
Remzi Ejupi në tkaim me ministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Ersoy

Përveç me ministrin, Ejupi ka bërë të ditur se ka takuar kolegë të tij të cilët janë të dëshmuar si mjaft të suksesshëm në fushën e turizmit dhe sot udhëheqin kompani të njohuar, si Thomas Bosl nga “Raiffeisen Tours Reisen”, Yildiray Karaer nga “Corendon Airlines” si dhe Drejtorin e përgjithshëm të “Tourexpi” Hüseyin Baraner.

“Po ashtu, ky panair ishte një mundësi e mirë që të takojë afarist të njohur botëror nga fusha e turizmit si Thomas Bosl nga nga “Raiffeisen Tours Reisen”, Yildiray Karaer nga “Corendon Airlines” si dhe Drejtorin e përgjithshëm të “Tourexpi” Hüseyin Baraner, me të cilët pata diskutime të frytshme për bashkëpunim në turizëm dhe aviacion”, ka shkruar Ejupi, duke u shprehur i lumtur që kompania “Eurokoha”, vazhdimisht po konfirmohet si një bashkëpunëtore serioze dhe e sigurt në mesin e kompanive më të mëdha të turizmit në botë. /Zëri

Image

Image