![Jep dorëheqje Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divizionit për Mbrojtje Juridike për të akuzuarit potencialë të Speciales](/uploads/zeri.info/images/2022/May/21/auto_Pranvera_Ejupi_Hajzeraj-1_shkurt_2021b-Laura_Hasani_copy1653156215.jpg)
Jep dorëheqje Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divizionit për Mbrojtje Juridike për të akuzuarit potencialë të Speciales
Aktuale
May 21, 2022 - 16:55
Pranvera Ejupi, drejtoreshë e Divisionit për Mbrojtje Juridike dhe mbështetje financiare të të akuzuarve potencialë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e konfirmuan për “Zërin”, disa burime në Ministrinë e Drejtësisë.
“Ajo që nga java e ardhshme do ta lë poziten!”, kanë thënë burimet.
Ejupi për dy vite ka drejtuar këtë divzion.
Kujtojmë se ka qenë pjesë e GIZ-it gjerman, ku ka udhëhequr për 9 vite me radhë projektin për Reformë të Sistemit Juridik dhe Administratës Publike.
Përveç fushës së politikës, Ejupi ka dhënë një kontribut të madh edhe në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. /Zëri