Konsituohet Komisioni Hetimor për Energjinë, i propozuar nga pozita
Foto: Laura Hasani

Konsituohet Komisioni Hetimor për Energjinë, i propozuar nga pozita

Aktuale May 17, 2022 - 14:18

Sot është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendëskryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Komisioni do të mundë të nxjerrë në pah problemet që i ka pasur Kosova me energjinë nga koha e ish-UNMIK-ut, në vitin 2006 e që për lidershipin e Kosovës ishte kohë bisedimesh dhe parapërgatitje për statusin e Kosovës. /Zëri

Image