Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale May 16, 2022 - 18:23

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 6 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se janë 189 qytetarë aktivë me koronavirus në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

MSH-ja njoftoi se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë. /Zëri