Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm që punoi për çlirimin e Kosovës

Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm që punoi për çlirimin e Kosovës

Aktuale May 16, 2022 - 13:46

Sot janë bërë 23 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti. Atë e kujtuan shumë figura të rëndësishme politike, në mesin e tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Hoti ka qenë një intelektual i pazëvendësueshëm, që punoi për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi ka thënë se shteti dhe populli i Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe përgjegjësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Zëri