Konjufca për Ukshin Hotin: Zhdukja e tij krim i rëndë, për të cilin Serbia s’dha llogari

Konjufca për Ukshin Hotin: Zhdukja e tij krim i rëndë, për të cilin Serbia s’dha llogari

Aktuale May 16, 2022 - 10:53

Në 23-vjetorin e zhdukjes së intelektualit Ukshin Hoti, familjen e tij e ka vizituar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se zhdukja e Hotit ishte një krim i rëndë, të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por i gjithë populli.

“Ishte një krim i madh e i rëndë, të cilin nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë populli ynë, sepse Ukshin Hoti ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë. Veprimtaria e tij është shumë e gjatë, e vlefshme dhe e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe kombëtare, të cilën gjithmonë do ta studiojnë brezat e tashmë dhe të ardhshëm”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se edhe pas 23 vjetësh Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim.

“Zhdukja e tij 23 vjet tash pas, shteti i Serbisë nuk ka dhënë fare përgjegjësi, askush nuk është gjykuar e as dënuar, ndonëse dihen saktësisht kush ishin autoritetet e burgut ditën kur u zhduk Ukshin Hoti. Kjo tregon se ky shtet nuk po ëndërron drejtimin, të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Konjufca kujtoi edhe veprimtarinë atdhetare të Ukshin Hotit, duke thënë se ai ka qenë një personalitet që nuk ka kalkuluar në pozita e favore, por gjithmonë ka qenë përkrah popullit. /Zëri