Incidenti në QSUT, shoqërohet në komisariat tekniku i ashensorit

Incidenti në QSUT, shoqërohet në komisariat tekniku i ashensorit

Aktuale May 16, 2022 - 10:34

Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudim.

Paraprakisht dyshohet se ashensorit i është këputur një prej javove dhe është rrezuar mes kateve.

Pacientja 80 vjeçare ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës./tch