Pas SHBA-së, Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Turqi

Pas SHBA-së, Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Turqi

Aktuale May 16, 2022 - 09:49

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me kryeministrin Albin Kurti për disa ditë qëndruan në SHBA, ku zhvilluan disa takime zyrtare.

E pas kthimit nga kjo vizitë, Mehaj ka njoftuar se është nisur për në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar.

“Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizoj edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitoj edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll”, njoftoi Mehaj.

Ai më tej ka thënë se këtë vizitë e realizon me qëllim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve. /Zëri