Vetura shkeli vajzën 6 vjeçe në sheshin e Prishtinës, merret vendim për të dyshuarin

Vetura shkeli vajzën 6 vjeçe në sheshin e Prishtinës, merret vendim për të dyshuarin

Aktuale May 16, 2022 - 09:10

Një gjashtëvjeçare ka pësuar lëndime trupore pasi një veturë ka hyrë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe e ka shkelur atë. Rastin e ka bërë të njohur babai i vajzës, i cili ka deklaruar se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Por, Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmon ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se i dyshuari është ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Me urdhër të prokurorit, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’”, tha Ulaj për Express.

Prindi ka thënë se vajza e tij ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.