Ramosaj pas shqetësimeve për ujë në disa fshatra të Deçanit: Gjendja nën kontroll

Ramosaj pas shqetësimeve për ujë në disa fshatra të Deçanit: Gjendja nën kontroll

Aktuale May 16, 2022 - 08:51

Pas raportimeve rreth ujit të pijshëm në disa fshatra të Deçanit, dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijshëm nga këto fshatra, si pasojë e shqetësimeve se uji është turbulluar nga reshjet e shiut.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se gjendja është nën kontroll.

Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen për këtë çështje.

“Në komunën e Deçanit ditët e fundit ka pasur reshje të shpeshta të shiut dhe meqë komuna jonë para një viti është përballur me një valë të madhe të helmimeve të qytetarëve nga uji i pijshëm, për shkaqe sigurie sot në mëngjes u jam drejtuar: IKSHKP-së, Institutit Rajonal në Pejë dhe ndërmarrjes rajonale ‘Hidrodrini’ në Pejë me kërkesën për analiza të ujit të pijshëm. I lus qytetarët që të mos shqetësohen, sepse gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, shkroi ai në Facebook. /Zëri