
Kuvendi ratifikon tri marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot tri marrëveshje ndërkombëtare.
Pozita dhe opozita kanë votuar pro kalimit të këtyre marrëveshjeve, transmeton Zeri.info.
Këto janë marrëveshjet e ratifikuara sot:
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
Ndërsa, ka dështuar miratimi i marrëveshjes së katër, që ishte shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”. /Zëri