Kjo është mënyra e aplikimit për studentët për 100 eurot e Qeverisë

Kjo është mënyra e aplikimit për studentët për 100 eurot e Qeverisë

Aktuale April 13, 2022 - 21:15

Në pakon e re të Qeverisë, të gjithë studentëve do të ju ndahen nga 100 euro, ashtu si shumë kategorive tjera për muajin prill.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, ka treguar menyrën se si studentët e niveleve bachelor dhe mastër mund të aplikojnë për të përfituar nga 100 euro, transmeton Zeri.info,

Sipas njoftimit, për studentët, nuk ka nevojë për nxjerrjen e asnjë dokumenti nga Fakulteti, mjafton numri personal, numri i ID-së dhe xhirollogaria personale bankare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë!

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar mbështetjen ekonomike për studentët në vlerën prej 100€, për të gjithë studentët, përfshirë nivelin bachelor dhe master.Aplikimi do të bëhet online përmes platformës E-Kosova dhe/ose ATK-së.

Për shkak të pyetjeve të shumta ju informojmë se:

- Të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master, që kanë statusin e studentit aktiv (pra që nuk kanë pezulluar studimet) kanë të drejtë të aplikojnë;

- Studentët që janë të punësuar në sektorin privat ose publik nuk mund të përfitojnë nga kjo asistencë, pasiqë ata do të përfitojnë asistencën nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik;

- Nuk ka nevojë për nxjerrjen e asnjë dokumenti nga Fakulteti, mjafton numri i juaj personal, numri i ID dhe xhirollogaria personale bankare;

- Aplikimi online do të hapet shumë shpejt, dhe ne do ju informojmë me kohë;

- Studentët që nuk do të aplikojnë do të humbin të drejtën për të përfituar nga kjo asistencë.

Këshilli Studentor falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret të gjitha masat që synojnë mbështetjen e studentëve në përgjithësi.

Shpresojmë që kjo mbështetje të ndihmojë sado pak studentët!

Me respekt,

Keshilli Studentor