Bregdeti i Shëngjinit “mbulohet” nga pulat e ngordhura [video]
Aktuale
April 10, 2022 - 11:08
Bregdeti i Ranës së hedhur në Shëngjin është mbuluar nga pulat e ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit.
Deri tani në terren nuk është parë asnjë përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën e cila ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur shumë zona në vendin tonë duke shkaktuar mijëra pula të ngordhura.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve./abcnews