Një market në Gjilan gjobitet me 400 euro nga inspektori i Tregut

Një market në Gjilan gjobitet me 400 euro nga inspektori i Tregut

Aktuale March 11, 2022 - 11:01

Inspektori i Tregut në Gjilan ka gjobitur me 400 euro një market, për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit.

Sipas njoftimit, thuhet se inspektorët komunalë në Gjilan janë të vendosur në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e çdo operatori ekonomik që shkel të drejtat e konsumatorit.

“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5-kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.

“Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të Ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë. /Zëri

Image