![Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, Ambasada e Kosovës ka një njoftim](/uploads/zeri.info/images/2021/September/29/auto_auto_auto_auto_auto_auto_Patent-Shoferi153803081515384132111549293788155724221115710655711632898869.jpg)
Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, Ambasada e Kosovës ka një njoftim
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dal me një njoftim pasi autoritetet gjermane në shkurt kanë marrë vendim për njohjen e patentë-shoferëve kosovarë.
Ambasada ka bërë të ditur se tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane dhe të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane, transmeton Zeri.info.
Po ashtu gjithë kosovarët që jetojnë në gjermani, do të kenë mundësi që verifikimin e validitetit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht pajisjen e qytetarëve me një vërtetim mbi vlefshmërinë e marrjes së patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Gjermani:
NJOFTIM LIDHUR ME PROCESIN E KONVERTIMIT TË PATENTË-SHOFERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës në Gjermani,
Pas votimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve (në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022) dhe hyrjes së saj në fuqi, tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane.
Të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane.
Marrë parasysh vëllimin e madh të kërkesave për konvertim dhe me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), do të mundësojnë verifikimin e validitetit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht pajisjen e qytetarëve me një vërtetim mbi vlefshmërinë e marrjes së patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë. Sistemi i verifikimit të patentë shoferëve do të kryhet shpejtë (brenda pak minutave), do të jetë i standardizuar dhe në disa gjuhë.
Gjatë ditëve në vijim do t`ju informojmë mbi detajet shtesë dhe datën e fillimit të verifikimit të patentë shoferëve në misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani.
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin