Mehaj bën homazhe në nderim të të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bëri homazhe në fshatrat Likoshan dhe Qirez, për të nderuar 24 martirët e vrarë në këto dy fshatra, 24 vjet më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Mehaj ka thënë se më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjelim, raporton Zeri.info.
“Forcat kriminale serbe, atë ditë, pas disfatës që pësuan në përballje me luftëtarët e UÇK-së, në shenjë hakmarrje mizore iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe kishin vrarë e masakruar 20 shqiptarë: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur”, shkroi Mehaj.
Ai tha se duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e dhimbshme e të lavdishme, do të kemi të sigurt të tashmen dhe të ardhmen tonë.

“Lavdi gjithë të rënëve në Likoshan e Qirez e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Mehaj. /Zëri