Familja Shala nga Zaqishti i Rahovecit fal gjakun për vrasjen e babait [video]

Familja Shala nga Zaqishti i Rahovecit fal gjakun për vrasjen e babait [video]

Aktuale February 13, 2022 - 11:00

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një rast të faljes së gjakut në fshatin Zaqisht të Rahovecit.

Sipas tij, Avdi Shala ka falur gjakun e babait të tij dhe i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës.

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës”, shkroi Haradinaj, raporton Zeri.info.

“Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, përfundoi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Zëri