Buja para Asociacionit zgjedh më shumë shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Buja para Asociacionit zgjedh më shumë shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Aktuale January 26, 2022 - 10:17

Nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se para një Asociacioni të Komunave Serbe me përgjegjësi ekzekutive është për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Buja sqaroi qëndrimin e tij rreth kësaj teme, që sipas tij e kishte përmendur edhe në vitin 2001.

“Tri komunat e veriut nëse do të kenë kompetenca ekzekutive, Kosovën kurrë nuk do ta lënë të qetë. Është telashi i kufirit, pasi Çagllavica, Graçanica e këto tjerat nuk përbëjnë rrezik. Mundësia e lidhjes së tyre fizikisht me Serbinë është telash jo i vogël”, ka thënë Buja për ATV-në.

“Unë në vitin 2001 e kam shtruar çështjen e shkëmbimit të territorit, ku edhe atëherë ka pasur reagime dhe këtë temë e kam biseduar edhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan”, tha ai.

“Para Asociacionit me kompetenca ekzekutive jam për shkëmbim territoresh, që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, tha ndër të tjera Buja.