Këto rrugë nuk mund të kalohen pa pajisje dimërore

Këto rrugë nuk mund të kalohen pa pajisje dimërore

Aktuale January 21, 2022 - 10:57

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës në disa rrugë janë shfaqur vështirësi.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisje dimërore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuara në orën 08:04, magjistralet Fusha e Pajtimit - Glloboçicë, Gjilan - Muçibabë, Pejë - Kullë, Prishtinë - Mutivodë, Mitrovicë – Bërnjak dhe Mitrovicë - Jarinije janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit,që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.